Kthjellimet e pakta dhe vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët e të izoluar në territor. Po ashtu mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri 18°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.