Eden Hazard nuk ka gjetur qetësi te Real Madrid dhe një arsye janë dëmtimet e shumta. Së fundmi ai ka ndjerë sërish dhimbje në kyçin e këmbës së majtë dhe nga Spanja raportohet se sulmuesi mund të operohet.

Kjo të sillte mbylljen e këtij sezoni para kohe për të, si dhe rrezikimin e pjesëmarrjes në EURO 2020 gjatë verës. Operimi në kyçin e këmbës me gjasa është i domosdoshëm, pasi prej tij i vijnë të gjitha problemet muskulore.

Ai është operuar edhe një herë në kyç dhe do i duhet ta përsërisë operacionin, për të shmangur dëmtimet e shpeshta. Në mars të vitit 2020 Hazard u operua në Dallas dhe tani mund të heqë pllakën e vendosur në kyçin e këmbës në ndërhyrjen e parë.

Kyçi vazhdon t’i japë probleme dhe kështu mjekët po diskutojnë dhe së shpejti mund të merret edhe vendimi që Hazard të operohet sërish dhe t’i japë fund problemeve me dëmtimet, që sulmuesit të Real Madrid i janë kthyer në një makth.