Bayern Munchen do të ketë ndryshime në fund të sezonit, sidomos në prapavijë, ku largimi i parë do të jetë David Alaba. Austriaku ka refuzuar rinovimin dhe destinacioni i tij pritet të jetë Reali i Madridit. Gjithsesi, duket se përveç madrilenëve, është edhe PSG që po përpiqet të futet në garë për të bindur mbrojtësin.

Sipas mediave në Francë, klubi nga “Parc des Princes” po mendon seriozisht të nisë bisedimet me Alaban dhe do të jetë pikërisht presidenti Al-Khelaifi që mund të ketë një takim me të.

David Alaba është pjesë e Bayern Munchen që nga viti 2009, kohë kur u mor nga Austria e Vienës dhe pas plot 12 vitesh, ai do të ndajë rrugët me klubin nga “Allianz Arena”.