Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme shtëpinë e nënë Zenepes, e cila është 110 vjeçe dhe ka marrë vaksinën kundër Covid-19. Nënë Zenepja, e cila në maj mbush 111 vjeçe, kishte kërkuar takim me kryeministrin. Teksa i jep lulet, Rama heq maskën dhe e puth në dorë duke i thënë se janë të dy të vaksinuar, ndaj nuk ka rrezik infektimi.

Rama: E kemi bërë të dy vaksinën, mund ta heqim maskën. E fortë je. Nënë Zenepja: Faleminderit. Rama: Jo, ça faleminderit. Nuk të njihja por kur mora vesh që doje të më takoje, erdha. Manastirliu: Ka pranuar të bëjë vaksinën. Nuk ka marrë asnjëherë ilaç. Pinte vetëm një aspirinë në javë.

Rama: Ti je si me lind unë sot dhe të bëhem edhe njëherë kaq.