Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se është një skuadër që ka kombinim “fatal personash”, ndërsa lider ka thjesht një administrator.

Në mbledhjen me kandidatët për deputetë në listën e PS për qarkun e Tiranës, Rama thotë se boshti i asaj skuadre është katastrofë.

Rama: E paimagjinueshme të investosh besim tek ajo skuadër. Një skuadër që në Tiranë ka shëmbëlltyrën më katastrofike, por në themel ka një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider, thjesht një administrator dhe me Ilir Metën, Monikën e Saliun që luajnë nga mbrapa të gjitha fijet e atij teatri kukullash. Ai që është boshti i asaj skuadre është një katastrofë. Zgjedhja në këtë rast është e qartë njësoj si qielli që kemi mbi krye.

Megjithatë, do të bëjmë detyrën tonë dhe gjithçka na takon për të bërë shumë të qartë për këdo edhe për ata që nuk e kanë të qartë, por janë të interesuar ta dinë, i kanë veshët dhe sytë top, për ata që duan të dëgjojnë, do bëjmë çmos që të bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër.

Një skuadër që e ka të gjithë biografinë e çdo lojtari kryesor të shkruar në vite si biografi dështimesh. Një hata e madhe që Tirana të votojë për këto mbetje të vitit të kaluar.