Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS është mbështetja më e madhe e Reformës në Drejtësi. Këtu përmendi rastin e mjekut Edvin Prifti dhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha. “Ps dhe unë vetë sjemi zgjidhja idela dhe pa të meta kemi bërë gabime që i dimë. Kjo forcë është më mbështetësja e reformës dhe të saë ardhmes së saj. Gjërat skanë qëndruar në vend në drejtësi. Jo aq shpejt sa dëshiroj unë por gjërat po lëvizin, SPAK është futur në veprim rasti më i freskët i asaj gjyqtares së krujës që ishte kokë e këmbë m e krimin, nga një karshillëk përbuzës ndaj një popullit të tërë.

E rrethuar nga një servis lugësh që hanin korrupsionin më të pistë në shërbim ntë të dënuarve për krime të rënda. Rasti tjetër i shefit të pavionit që caktonte rradhën me para për të hyrë në operacion. Deri dje ka patur vetëm goditje sporadike, jemi të bindur që ky është vetëm fillimi i një rruge të re por do ta ketë gjithnjë e më shumë përmasën e pritshëmrisë tuaj dhe gjithnjë më pak trajtën e babalitetit që na ka plasur shpirtin përballë pallatit qorr përballë drejtësisë”, tha ai.