Prezantimin e kandidatëve të listës së PS në të gjithë vendin, kryeministri Rama po e bën edhe përmes rrjeteve sociale. Sot ai prezantoi kandidaten në Kukës, Gerta Duraku.

“Kam mbaruar studimet e larta në Tiranë për Financë Kontabilitet. Gjatë studimeve jam angazhuar në bizneset e familjes dhe direkt pas përfundimit të studimeve kam marrë drejtimin e këtyre kompanive. Vendosa t’i bashkohem PS sepse është një familje e madhe që bashkon në gjirin e saj njerëz me vlera dhe dëshirë të madhe për punuar për të kontribuuar në zhvillimin e Shqipërisë. Duke u kapur fort pas rrënjëve të mia unë dua të jem zëri i kuksianëve në parlamentin shqiptar”, tha Duraku.