Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 25 prill duke theksuar se përmes votës së tyre, ata do të bëjnë të mundur që më të mirët në qeveri dhe në Bashki të punojnë për ta.

“Për sa kohë ju do na besoni e do na mbështesni dhe do na jepni mundësinë që të punojmë për ju, për aq kohë ju do të keni në qeverinë e këtij vendi, dhe do të keni në bashkinë e këtij qyteti, më të mirët e mundshëm, edhe pse ne nuk jemi më të mirët e imagjinueshëm. Zgjedhja është shumë e qartë. Është një zgjedhje për shtëpinë tuaj”, tha Rama.