Kryeministri Edi Rama është ndalur mesditën e sotme në takim me përfaqësues të bujtinave në Lezhë. AI tha se turizmi ka qenë një nga sektorët më të prekur, por edhe që ia ka dalë mirë, duke listuar 2 arsye.

Rama tha se ishte i vetëdijshëm që mosrespektimin e distancës në restorante dhe këtë ua tha edhe vetë pronarëve.

” Turizmi është goditur shumë po ia ka dalë, falë fakti që nuk kemi mbyllur kufijtë me Kosovën por edhe për faktin që kur vjen puna te tavolina, nuk respektohen shumë, ee”, tha Rama.