Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallati Élysée në Francë ku është pritur nga Presidenti francez Emanuel Macron. Ka qenë vetë kreu i Shtetit francez që e ka pritur Ramën teksa ka mbërritur me një shtrëngim duarsh e shumë ngrohtësi.

“I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë ”, tregon kryeministri Edi Rama arsyen e udhëtimit.