Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin. Kreu i qeverisë përshkroi në këmbë lagje të ndryshme në qytetin bregdetare, i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako.

Ndërkohë, një qytetare, në derën e biznesit të saj privat ku po qëndronte së bashku me bashkëshortin, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”.

Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako, duke mos lënë pas edhe batutat.

“Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografe kryetaren e bashkisë, fotorafi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”, i tha Rama qytetares.