Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku zhvilloi një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil në mënyrë të veçantë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit për aeroportin e Rinasit.

Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve deklaroi sot se “Deri më 18 mars do të shpallet kompania fituese. Në 20 prill fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës”.

“Askush nuk ka besuar se do të kishim një dorëzim të aeroportit të Kukësit në 24 muaj. Pas datës 18 mars shpallet kompania fituese, në 18 prill do fillojë puna. Nga një aeroport po punojmë për një tjetër dhe në 5 vite duam të mbarojmë 4 aeroporte. Do të ishte mirë që në UT të kishim një degë dedikuar fushës së aviacionit. Nga data 28 mars nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai”, u tha në këtë konferencë.

Një tjetër lajm i mirë tha më tej ministrja është se “Duke nisur nga data 28 mars, nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai nga kompania Flydubai”.