Dashi-Tashmë ndikimi i Marsit është i pakonsiderueshëm, prandaj sot do të ndjeheni më të lirshëm në veprimet tuaja. Në dashuri duket se po fryjnë erëra të reja pasioni. Mirë shëndeti.

Demi-Në sajë të një Hëne në harmoni të plotë me yjet e tjerë, e veçanërisht me Afërditën sot do të jeni vërtet në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Jeni shumë entuziastë por kujdes nga euforia.

Binjakët-Veprimi gjallërues i Mërkurit dhe ai harmonioz i Afërditës do të kenë efektin e tyre edhe te ju që i përkisni kësaj shenje. Kujdes, çdo ditë mund të jetë ajo “e duhura” , prandaj duhet të jeni të gatshëm.

Gaforrja-Edhe për ju do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita së bashku me Mërkurin ata që do të fashitin plotësisht agresivitetin e Marsit. Prakticiteti juaj do të bëjë që të zgjidhni më së miri situatat.

Luani-Duhet të keni kujdes sepse nervozoheni shumë shpejt e kjo ju sjell shumë dëm. Idetë e tuaja mund t’i bëni të ditura nëpërmjet arsyes, sepse vetëm kështu mund të bëheni të besueshëm për të tjerët.

Virgjëresha-Nuk është e lehtë që, pas shumë mundi e djerse të jeni të detyruar të rifilloni nga e para, por ja që për gabimet (tuaja) duhet të paguani vetë ju. Më shumë kujdes në raportet me partnerin.

Peshorja-Dita e sotme duket se do të jetë disi e turbullt e me oshilacione, për arsye se është Hëna është në një pozicion të paqëndrueshëm në shenjë. Ditë më e mirë edhe për raportet ndërpersonale.

Akrepi-Mërkuri në shenjë sot është pozitiv dhe do të bëjë që gjendja juaj shpirtërore të ndryshojë se me “magji”. Mbrëmje mjaft interesante me partnerin, ndërsa me shëndetin duhet të jeni më të kujdesshëm.

Shigjetari-Janë shumë yje që për ju do të jenë pozitivë, por mjafton vetëm Hëna “zevzeke” që t’ju komplikohen shumë gjërat në planin sentimental dhe në raportet ndërpersonale. Një diskutim mund të kthehet në debat.

Bricjapi-Me Hënën, Afërditën dhe Jupiterin në harmoni të plotë në shenjë edhe për të lindurit e kësaj shenje duket se do të jetë një ditë shumë pozitive. Kur keni më shumë se një zgjedhje, jeni në dilemë.

Ujori-Sot pritet një ditë shumë intensive për ju, që sot do të jeni në egidën e një Marsi pozitiv, por që duket se ju “elektrizon”. Mundohuni të mos ngatërroni punën me ndjenjat.

Peshqit-Dyshja Mars-Mërkur është në anën tuaj dhe kur planeti i zjarrtë bashkohet me atë të intelektit dhe fantazisë, nuk ka se si të mos jeni tëvrullshëm në punë dhe plot fantazi në krijueshmëri.