Nga muaji Janar ka pasur rritje të numrit të të rinjve të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin. Mes tyre një 17 vjeçar dhe një nënë e re 22 vjeçe. Për doktor Dhimitër Krajën, luan rol genetika dhe numri i të ifnetkuarve, pasi më shumë të infektuar sjell më shumë shtrime në spital por edhe më shumë fatalitet. Megjithatë, doktor Kraja thotë se të prekurit me Covid, sidomos me variantet e reja të virusit po bëjnë gabimin duke menduar se mund të trajtohen në shtëpi, ndërkohë që shkojnë me vonesë në spital.

Pse po vde sin të rinj nga Covid? Dhimitër Kraja: Pyetja është e fortë në fakt, se shpjegon shkaqet pse ndodhin këto dukuri sidomos në letalitet janë të ndryshme, në radhe të parë është se është shtuar numri i infeksioneve, do kemi forma të rënda të shtuara dhe % fatalitetit që korespondon. Është gjë që ndodh nuk është habi e madhe, e dyta është që mundet por do parë me kujdes që e teprojnë disa persona me trajtimet në shtpëi që njerëzit shpesh herë e teprojnë me mendimin se mund të trajtohen edhe disa variante në shtëpi, duke ardhur vonë kalon koha kur mund të veprhet në spital dhe të ndërhyhet me protokollet e fuqishme për t’i shëptuar, ka dhe faktorë të tjerë, gentikë. Une them një fakt që Gjermania deri para vjeshtës dhe dimrit mbahej si vendi me vdekshmëri më të ulët, është deklaruar nga autoritetet që vjeshta dhe dimri nga 14 mijë ka çuar numrin e vekjeve mbi 71 mijë, shtimi në shtete të ndryshme ndodh ndoshta edhe në kohë të ndryshme por nga pikëpamja epidemiologjike pak a shumë ka paralele të tilla.