Kompania franceze Carmat ka zhvilluar një zemër totalisht artificiale, një pajisje për të zëvendësuar për të zëvendësuar të gjithë zemrën derisa të gjendet një dhurues, shkruan CNN. Në formë të ngjashme me zemrën e njeriut peshon 4 kg. Ajo mundësohet nga dy paketa baterie që sigurojnë rreth 4 orë bateri përpara se pajisja të ketë nevojë të karikohet sërish me energji elektrike. Sensorët zbulojnë presionin e gjakut dhe si përgjigje, një algoritëm kontrollon rrjedhën e gjakut në kohë reale.

“Funksionon si zemra e njerëzve. Nëse pacienti ecën, rrjedha e gjakut rritet dhe nëse pacienti po pushon, rrjedha e gjakut është e qëndrueshme dhe e ulët”, tha CEO i Carmat, Stephane Piat për CNN.

Pjesët në kontakt me gjakun e pacientit janë bërë nga një material që është i pajtueshëm me trupin e njeriut, për të zvogëluar rrezikun e reaksioneve anësore. Pasi të implantohet, pajisja nuk kërkon mirëmbajtje. Deri më tani, 19 pacientë kanë marrë pajisjen në prova dhe në dhjetor, kompania filloi shitjet në BE. Muajin e kaluar ka marrë autorizimin për të filluar një studim fizibilitetit për të marrë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së. Një zemër artificiale kushton 190.000 dollarë. Modeli është më i përshtatshëm për burrat, ndërsa për shumicën e grave është e madhe.