Xiaomi po planifikon që të prodhojë automjete elektrike duke përdorur fabrikën e “Great Wall Motor Co Ltd”.

Lajmi është bërë i ditur nga Reuters, që e ka mësuar këtë informacion nga 3 persona të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejt me këtë çështje, por që kanë preferuar të mbeten anonimë.

Pas raportimit të këtij lajmi, aksionet në bursë të Xiaomi u rritën me më shumë se 9%. Xiaomi është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të telefonave të mençur, dhe aktualisht është në bisedime me “Great Wall Motor Co Ltd” për të bashkëpunuar në fushën e makinave elektrike.