Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se partitë politike kanë shpeshtuar takimet me banorët, megjithëse situata e COVID në vend është shumë kritike. Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar sot takime me banorët e Kavajës dhe të Golemit. Vasili thekson se qytetarët presin me padurim referendumin e 25 prillit, për të ndëshkuar Rilindjen që i mashtroi.

Por ajo që vihet re është se askush në takim nuk ka vendosur maskë për t’u mbrojtur ndaj COVID. Nga njëra anë ish-ministri i Shëndetësisë akuzon qeverinë se nuk po merr masa për parandalimin e përhapjes së COVID, ndërkohë qe vet nuk zbaton masat e vendosura nga ministria.

‘Pergjegjesi dhe kenaqesi takimi me qytetaret e Kavajes te Lagjeve 1 dhe 5 si edhe te Golemit, qe presin me padurim Referendumin e 25 prillit per ndeshkuar Rilindjen, qe i mashtroi, perbuzi dhe i zhyti ne varferi, ndonese jetojne ne nje nga zonat me potencialet me te larta turistike dhe ekonomike. Rilindja, qe grabit kriminalisht 400 milion euro per inceneratoret lë ne mjerim dhe largon shqiptaret nga atdheu.’- shkruan Vasili.