Lionel Messi njihet për mos këndimin e himnit kombëtar të Argjentinës para ndeshjeve me ekipin kombëtar në vitet e kaluara. Ka pasur raste kur ai e ka kënduar himnin, por pothuajse gjithmonë, Messi vendos të jetë i heshtur pranë bashkëlojtarëve derisa himni këndohet në stadium.

Pra, pse Messi s’e këndon himnin kombëtar të Argjentinës? Messi ka theksuar se devotshmëria e tij ndaj Argjentinës është shumë më e madhe se akti i këndimit të himnit para ndeshjeve me kombëtaren dhe se ka zgjedhur ta shprehë dashurinë për atdheun në një mënyrë tjetër.

“Më bezdisin njerëzit që më su lmojnë mua pa menduar fare. Nuk dua ta këndoj himnin kombëtar qëllimisht. Nuk kam nevojë ta këndoj atë për ta ndier”, kishte thënë Messi në vitin 2015. “Çdo person e ndien himnin në mënyrën e vet. Unë luaj me ekipin kombëtar gjithmonë si prioritet dhe dua të fitoj çdo gjë me të”. Derisa Messi nuk e këndon himnin kombëtar të Argjentinës shumicën e kohës, një maskot i ri i ekipit kombëtar argjentinas zbuloi në vitin 2019 se sulmuesi i Barcelonës e këndon nën zë himnin para ndeshjeve.

Tomas Chavez e kishte takuar Messin para ndeshjes së Argjentinës kundër Katarit në vitin 2019. “E përqafova dhe i thashë shumë gjëra atij: se e doja, se ai është idhulli im dhe se unë gjithmonë kam dashur ta takoja por s’e kam pasur mundësinë”, kishte thënë Chavez më 2019. “Gjatë himnit, Messi e mban gojën mbyllur por e këndon himnin nën zë. Është e vërtetë që ai s’e këndon himnin zëshëm, por e bën nën zë. E kam dëgjuar”, shtoi ai.