Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë, për ta përmbyllur dhe inaguruar brenda vitit 2021.

“E premtoi Adil Çarçani, e të tjerë pas tij, por e bën realitet 40 vjet më vonë Edi Rama dhe PS”, shkruan deputeti i PS-së, Alket Hyseni bashkangjitur videos. “Tuneli i Skërficës tashmë i dukshëm edhe për sytë e skeptikëve, që çdo gjë ju duket 3D”, shkruan më tej Hyseni. Ky aks është financuar me synimin për të lehtësuar lidhjen e zonës turistike të Sarandës me pjesën tjetër të vendit dhe të shkurtojë rrugëtimin nga Tirana në Sarandë.