Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit ka nisur edhe në qytetin e Durrësit. Të gjithë personat që do të vaksinohen do të paraqiten pranë pallatit të sportit “Ramazan Njala”, i cili është përshtatur si ambient për të pritur personat që do të marrin dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Paraditen e sotme, janë vaksinuar të moshuarit e parë mbi moshën 90 vjec. Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit në Tiranë, Vlorë, Korcë dhe Shkodër. Kujtojmë se ditën e djeshme, mbërritën 15 210 vaksinat e kompanisë amerikane Pfizer. Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se në prill do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer.