Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar tre anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve. Pas largimit të mjekut Tritan kKalos dhe mjekes Najda Como, tre figura të reja i janë bashkuar Komitetit.

Manastrirliu: Falenderoj Çomon dhe Kalon për kontributin në komitet. Më lejoni që tju prezantoj anëtarët e rinj, të përhershëm , Dhimitër Kraja që të gjithë e njohin, ka shërbyer si shef i sëmundjeve infektive deri pak vite me para.

I specializuar në sëmundjet infektive. Është autor dhe bashkë autor i 12 teksteve mjekësore dhe më shumë. E falenderoj për angazhimin .

Dua të falenderoj Ermira Kolën që pranoi ftesën për tju bashkuar komitetit. Ajo liston eksperineca në shumë vende të botës. Ajo është autore në mbi 45 artikuj shkencore.

Prof asociuar Alban Ylli anëtar i përhershëm i Komitetit, kontributor i akademisë së shkencave, ka kryer specilaizime në Gjenevë , Oksford.