Ndryshe nga Partia Demokratike që ka mbledhur mijëra militantë pa respektuar asnjë masë anti-Covid në shesh, socialistët kanë zgjedhur ta hapin fushatën vetëm me pjesëmarrjen e kandidatëve për deputetë.

PS zgjodhi që të prezantojnë 152 kandidatët në sheshin “Skënderbej”. Atje nuk ka të pranishëm militantë apo mbështetës, masë kjo e marrë për shkak të rregullave të imponuara nga Covid-19.