Dy nga masat që u aplikuan në të gjitha vendet e botës prej fillimit të pandemisë së Covid-19, Maskat dhe distancimi social, mund të zgjasin edhe për disa vite.

Ky paralajmërim është bërë nga epidemiologia e Shëndetit Publik në Angli, Mary Ramsay, sipas të cilës, maskat dhe distancimi fizik mund të vazhdojnë të aplikohen deri sa të gjitha shtetet të vaksinojnë pjesën më të madhe të pupullsisë.

“Njerëzit janë mësuar me këto kufizime dhe tani mund të jetojnë me to, edhe ekonomia mund të vazhdojë të funksionojë me këto pak kufizime.

Kështu që mendoj se edhe për disa vjet, të paktën deri sa vendet e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne dhe numrat e infektimeve të kenë rënë, të mund të kthehemi gradualisht në situatën normale”, është shprehur epidemiologia Ramsay, raporton BBC.

Megjithatë, ajo bën thirrje që si Britania e Madhe ashtu dhe shtetet e tjera, të mos ulin vigjilencën dhe të mos heqin kufizimet në mënyrë të menjëhershme.