Në një mënyrë indirekte, Kina sapo i bëri të ditur botës se mund të merren masa efektive si përgjigje e fushatës kundër g jenocidit që po zhvillon kundër ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë në rajonin e saj Xinjiang. Javën e kaluar, ministria e jashtme njoftoi se “shumë kompani dhe banorë në Xinjiang pësuan h umbje të mëdha” si rezultat i një n dalimi të SHBA për importet e pambukut të prodhuar atje. Pekini f ajësoi për këtë masë Adrian Zenz, një studiues gjerman këmbëngulës, i cili ka ekspozuar shumë prej k rimeve të kryera kundër ujgurëve, duke përfshirë punën e detyruar të qindra mijëra qytetarëve të detyruar të grumbullojnë pambukun me dorë.

Sipas raporteve në mediat shtetërore, një numër i kompanive në Xinjiang po p adisin z. Zenz për d ëmet në një gjykatë lokale. Ky është një shembull më shumë sesi Kina po kërkon të heshtë tani k ritikët e saj jashtë vendit, si dhe brenda. Në rastin eventual që do të ketë një gjykim kundër z. Zenz, ai mund të tërhiqet në procedura ligjore nëse kompanitë përpiqen të nxisin g jykatat e SHBA-së ose ato evropiane për t’i zbatuar ato. Por përgjigjja e studiuesit ishte optimiste: “ky është pranimi i parë që ata po pësojnë me të vërtetë h umbje të mëdha ekonomike”, tha ai për Post. Ai shtoi “P aditja e një akademiku – ka një element d ëshpërimi atje”, transmeton lexo.com.al.

Z. Zenz ka të ngjarë të ketë të drejtë, duke marrë parasysh që Shtetet e Bashkuara importuan 9 miliard dollarë pambuk nga Kina vitin e kaluar dhe 87 për qind e prodhimit të vendit e ka origjinën në Xinjiang. Akoma, reagimi i Shteteve të Bashkuara dhe demokracive të tjera nuk ka qenë gati i barabartë me shkallën e madhe të k rimeve kundër Ujgurëve. Kjo është bërë e qartë në një raport të ri nga një grup i madh ekspertësh i thirrur nga Instituti New Lines për Strategji dhe Politikë, një institucion studimor në Uashington. Studimi, i cili shqyrton sjelljen e Kinës në kontekstin e Konventës së G jenocidit së 1948, argumenton bindshëm se Presidenti Xi Jinping “vuri në lëvizje… një politikë dhe praktikë gjithëpërfshirëse shtetërore” me “qëllimin për të s hkatërruar ujgurët si një grup”.

Konventa e G jenocidit përcakton pesë akte si g jenocid; një shtet që kryen ndonjërin prej tyre me “qëllimin për të s hkatërruar” një grup është fajtor sipas traktatit. Raporti i grupit të ekspertëve, i cili mblodhi mijëra faqe provash, zbuloi se Kina ishte fajtore për të pesë: v rasjen e Ujgurëve; duke u shkaktuar atyre d ëmtime të rënda trupore ose mendore; duke shkaktuar qëllimisht kushte të llogaritura për të sjellë s hkatërrimin e tyre fizik; vendosja e masave për parandalimin e lindjeve; dhe transferimin me forcë të fëmijëve të tyre në kujdestari të të tjerëve. Sa i përket qëllimit, raporti dokumenton se si zyrtarët “përshkruanin ujgurët me terma dehumanizues dhe krahasuan në mënyrë të përsëritur i nternimin masiv të ujgurëve me “z hdukjen e tumoreve””, transmeton lexo.com.al.

Në janar, Departamenti i Shtetit nën administratën e Trump e shpalli gjithashtu Kinën fajtore për g jenocid, dhe Sekretari i Shtetit i Presidentit Biden, Antony Blinken, ka konfirmuar atë gjykim. Kjo duhet të detyrojë masa që shkojnë përtej n dalimit të importit të pambukut dhe domates dhe s anksionet e aplikuara për disa zyrtarë. Z. Zenz ka bërë thirrje që Kongresi të miratojë yghur Forced Labor Prevention Act, i cili do të bll okonte të gjitha importet nga Xinjiang përveç nëse nuk ka prova se ato ishin të lidhura me punën e detyruar. Përtej kësaj, administrata e Biden dhe demokracitë e tjera duhet të marrin në konsideratë nëse do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2022 në Pekin. Të bësh kështu kur r egjimi Xi kërkon të s hkatërrojë në mënyrë aktive një grup prej më shumë se 12 milion njerëz do të ishte e p andërgjegjshme./TheWashingtonPost/Lexo.com.al/e.c.