Kryebashkiaku Veliaj po prezanton disa prej kandidatëve të Partisë Socialistë që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Tiranës.

Qarku i Tiranës udhëhiqet nga inxhinierja Luljeta Bozo, e cila para disa ditësh zbuloi se u bind nga Erion Veliaj dhe Edi Rama për tu bërë pjesë e politikës dhe e PS. Veliaj zbuloi se fillimisht biseda ishte me vajzën e Bozos dhe më pas me inxhinieren, e cila tha se ishte e habitshme mënyra se si e prisnin njerëzit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Veliaj: Unë fillimisht fola me vajzën tënde, i thashë për idenë që kishim së bashku me kryeministrin, unë pa mbaruar fjalën ajo më tha ‘nuk ka shans në botë që ta pranojë mami’, se nuk i vjen të merret me politikë.

Bozo: E kam thënë disa herë dhe kur jemi takuar me zotin Edi Rama, e para ishte vlerësimi që mu bë, dhe nga mbështetja që më kanë dhënë njerëzit pas tërmetit. Nuk di çfarë emri që t’i vë vetes, Nuk futeshin njerëzit në shtëpi po të mos e shikonte Luljeta, sikur të isha Perëndia. Më thonin njerëzit, persona si ty duhet të na drejtojnë. Po flas për njerëzit e panjohur. Përveç kësaj, jam e kthjellët në mendje, jam plot energji. Kam punuar një jetë të tërë në fushën e ndërtimit dhe të arsimit, ku ka kaq shumë probleme. Po të ishin respektuar kodet e ndërtimit, nuk duhet të kishim kaq shumë viktima dhe akoma nuk kemi kushte.

Unë jam një njeri që eci me plane, nuk bëj asgjë pa plan. Unë them që një mendje është më keq se hiç mëndje, dy mëndje janë një gjysmë mëndje, dhe shumë mëndje bashkë pastaj na duhen për të ecur përpara.