3 deputetet e PS qarku Vlorë, të cilet nuk do të jenë më në listë për zgjedhjet e 25 prillit kanë reaguar ne facebook. Duke falenderuar PS dhe Edi Ramen për mundesinë, ata shprehen të sigurtë për fitoren e PS mandati 3 dhe thonë se jane krah Edi Rames e PS-së.

Postimi i Vilma Bellos në Facebook: Mirënjohje! Të dashur miq, sot kam vetëm një fjalë për të gjithë ju: Mirënjohje! 4 vitet e fundit kanë qenë vitet më të jashtëzakonshme të jetës sime! Sot jam mirënjohëse!
Mirënjohje për Edi Ramën që besoi te unë, mirënjohje Partisë Socialiste që çmoi të jem përfaqësuese e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë! Ishte një mundësi jete që më bën krenare, e më shumë, bash për këtë shkak, m’i shton detyrimet! U jam mirënjohëse socialistëve, njerëzve të thjeshtë e punëtorë, që më përkrahën! Vlorës ia kam borxh nderin që më dha. Nuk e di nëse mund t’ia kthej dot ndonjëherë. Jam përpjekur të bëj sa mundem, me gjithë zemër e me sa forcë kam patur. Nga sot jam në shërbim të Partisë Socialiste, si socialiste, në krah të përfaqësuesve tanë, miqve e shokëve të mi që u është besuar barra fisnike për të shpënë përpara përpjekjen tonë të përbashkët në të mirë të Atdheut e shoqërisë!
Vlora ?? nuk do të kthehet pas! ??? Partia Socialiste ? do ta fitojë këtë mandat historik për Shqipërinë! Ju faleminderit, Përulësisht!

Postimi i Edmond Lekës në Facebook: Të dashur miq, shoqe, shokë dhe të afërm! Prej shumë vitesh kontribuoj dhe jam pjesë aktive e Partisë Socialiste sepse kam besuar gjithmonë në vlerat, misionin, vizionin, dhe forcën e Saj dhe Edi Ramës. Ëndëruam, besuam, dhe bëmë realitet ndryshime rrënjësore në Vlorën tonë, vendin tonë, dhe të ardhmen Europiane të Shqiperisë! Ndihem shumë i vlerësuar dhe i privilegjuar që mu besua përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Vlorës, në dy legjislatura.

U mundova të jap më të mirën time duke u bazuar në vlerat morale dhe pastërtinë e figurës së deputetit, duke nderuar veten, familjen time, dhe Partinë Socialiste që më besoi dhe më vlerësoi. I lumtur që dhashë kontributim tim modest për zhvillimin dhe përparimin e qytetit tim të dashur, njoha më shumë bashkëqytetarët e mi, bëra më shumë miq e shokë në këtë eksperincë disa vjecare. I nderuar ? që kontribuova si deputet i Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, në miratimin e ligjeve të reformës në drejtësi, nē ngritjen e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit për funksionimin e drejtësisë, për më shumë akses të qytetarēve në drejtësi.

Ndoshta mund dhe duhet të kisha bërë më shumë gjatë ushtrimit të detyrës time, por jam i ndërgjegjshëm se jo cdo gjë ka qenë e realizueshme, kushtet dhe rrethanat mund të kenë qenë të tilla. I kërkoj ndjesë cdo qytetari të Vlorës, cdo antari të Partisë Socialiste që mund të kem lënduar pa dashje me veprimet ose mosveprimet e mia.

Rrugëtimi i Partisë Socialiste vazhdon, më i fortë, më i qartë, me vizion të ri e me energji të reja, me njerëz te rinj që janë kaq të shumtë dhe kanë kaq shumë dëshirë e energji në mbështetje të ëndrës sonë të madhe, për një Shqipërie më të mirë, për Vlorën tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Faleminderit cdo antari të Partisë Socialiste që më mbështeti në rrugëtimin tim politik, faleminderit Partia Socialiste familja jonë e madhe , faleminderit Edi Rama për besimin, mbështetjen dhe vlerësimin! Faleminderit familjes time që ma lehtësoi punën, duke mu gjendur kaq pranë, me mbështetje maksimale dhe pa kushte, në këtë rrugëtim në gjithë këto vite! MIRENJOHJE PA FUND TE GJITHEVE! Suksese deputetëve te rinj dhe skuadrës fituese të Qarkut Vlorë! #KrenarPerPS? #PSMandati3.

Postimi i Fate Velaj në Facebook: Të dashur bashkëudhëtarët e mi politik, dua t’ju falenderoj për angazhimin e madh qe treguar, por, mbi të gjitha, për ndjenjat e miqësisë karshi meje gjatë këtyre 4 viteve si deputet i NJ.A.Q. Vlorë. Më duhet t’u them, se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetë time dhe, siç jam shprehur gjatë fushatës te vitit 2017, atëhere kur ju luta “ta bëjmë një pjesë të rrugës së bashku”, kjo pjesë u krye me sukses dhe unë jam krenar që u njoha me ju dhe ecëm së bashku në përbushjen e mjaft detyrave. Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato. Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren. Unë, me porosi të tij, do jem pranë tij për sfidat e reja që na presin pas 25 Prillit. FITORE ?? FITORE ??