Ish-konkurrenti i Perputhen Beart Rexzhepi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Instastory në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, ku ndër të tjera një nga ndjekësit e ka pyetur të riun nga Kosova se sa vite ka që bën palestër. Ai na ka surprizuar të gjithëve me një video, si përgjigje ndaj kësaj pyetje.

Rexhepi ka treguar si dukej 4 vite më parë pak para se të niste palestrën. Pa muskuj, pa tatuazhe dhe disa kilogramë më pak, ish-konkurrentin e “Për’puthen” askush nga ju nuk do e kishte njohur. Në fund të videos, Bearti është siguruar të tregojë diferencën me trupin që ka tani, me një fragment ku del nga pishina me trupin plot muskuj e tatuazhe!