Gazetari Mero Baze ka ironizuar pozicionimin e aleatëve në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetin social, Baze ka shkruar me nota humori se lideri i PD-së Lulzim Basha ka rrethuar Vangjel Dulen nga politikanët e PDIU-së.

“Një “gjest patriotik” e paska bërë Luli në listë. Vangjel Dule i ka vënë Shpëtim Idrizin siper e Mesila Dodën poshtë. S’ka ku luan tani “greku” se e kanë rrethuar çamët”, ironizon Baze. (TemA)