Photo LaPresse - Spada 07 February , 2021 Milan Italy Soccer A.C. Milan- Stagione 2020-2021 - Serie A Milan vs Crotone In the pic: Alessio Romagnoli PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xSpada/LaPressex

Ardhja e Fikayo Tomorit te Milani ka sjellë një impakt të madh në mbrojtjen kuqezi. Anglezi është lojtari që i ka munguar në prapavijë kuqezinjve, teksa me grintën, shpejtësinë dhe fizikun e tij i ka bërë të gjithë tifozët të dashurohen me të.

Impakti i sjellë nga Tomori konfirmohet më së miri në golin e fitores ndaj Fiorentinës, ku mbrojtësi rikuperoi një top në gjysmëfushën e kundërshtarit për të nisur aksionin e golit. Tomori ka ulur në stol kapitenin Romagnoli, i cili tashmë është kthyer në një të padëshiruar në ekip.

Kështu raporton “Tuttosport” që shton më tej se klubi po pret një ofertë të kënaqshme dhe do ta shesë menjëherë Romagnolin. Paratë që do të vijnë nga shitja e Alessio Romagnolit do të përdoreshin për të blerë përfundimisht kartonin e Tomorit.