Me batuta dhe ironi, Kryeministri zgjodhi të komentojë drejtuesit e opozitës si më poshtë: “Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë? Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh ? Kush, cili, apo cila?

Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen,veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh. Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me kalastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me preshët e Tritanit, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kurrë, por kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, tha Rama.,