Shqipëria do të luajë në orën 18:00 sfidën e dytë kualifikuese te Kupës së Botës ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë surprizën për të mos dalë pa pikë nga “Air Albania”.

Për kompanitë e huaja të basteve, Shqipëria është injoruar keq, ndërsa kanë vendosur Anglinë si favoritin e padiskutueshëm. Kombëtarja kuqezi është kuotuar me koefiçentin 11 për fitoren, 5 për barazimin, ndërsa fitorja e Anglisë kuotohet me koefiçentin 1.28.