Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe njëkohësisht një prej drejtueseve politike të PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ishte në Laknas ku inspektoi kantierin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Shebeniku” me gjatësi prej 2.8 km. Spiropali e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u shpreh se, ky “është një tjetër investim madhor në bashkinë Kamëz”.

Ajo tha se, kjo është “nevoja më bazike infrastrukturore e një komuniteti punëtor që prej vitesh ka duruar llumnajën e mashtrimeve duke jetuar mes pisllëkut dhe sëmundjeve”. “Investime me standarde të tilla po bëhen në të gjithë Kamzën që s’ka kohë për pushim dhe as nuk bën mbrapa”, theksoi Spiropali.