Analisti Mentor Nazarko thotë se dy ditët e fundit për Lulzim Bashën kanë qenë ditë ferri: “Basha i ka patur dy ditët e fundit, dje supozoj edhe sot, ditë ferri, për shkak të pakënaqësive që janë krijuar nga përjashtimi i atyre që konsiderohen si njerëz me kontribute, që i kanë dëshmuar luajalitet dhe devotshmëri gjatë periudhës së kësaj opozite, që kanë treguar cilësi dhe nuk e di të them se cilat kanë qenë arsyet që kanë dominuar, a ka demokraci në këto përzgjedhje apo jo.”

Nazarko shtoi se gjithë situata e krijuar te PD është shumë e kuptueshme dhe e shpjegueshme: “Z. Basha ka bërë një zgjidhje që është e tija, edhe ai në njëfarë mënyre rrezikon shumë në këto zgjedhje, militantët apo strukturat, apo elektorati presin prej tij që ta çojë PD-n një fitore elektorale, gjithë kjo situatë rreth tij është e kuptueshme dhe e shpjegueshme.”

Më tej Nazarko dha edhe vërejtjet e tij për Bashën, duke thënë se ai duhet të kishte përdorur modelin “Berisha”:

“Kam vërejtje, se Basha duhet të kishte përdorur modelin “Berisha” për t’i dhënë kohë vetes për të afirmuar të paktën një grup figurash të reja dhe ai nuk e ka bërë këtë.”