Teksa marsi shënon edhe hyrjen në stinën e pranverës, moti në fundjavë do të ketë surpriza. Sinoptikanja Adiola Bani tha për “News 24” se ndonëse të mërkurën dhe të enjten do të ketë rritje të temperaturave, deri në 18 gradë celsius, fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe shira, ndërsa termometri do të zbresë deri në 4 gradë më poshtë. “E mërkurë dhe e enjtja na sjellin temperatura në rritje të temperaturave deri në 18 gradë.

E premtja dhe e shtuna do të na sjellin vranësira dhe shira. Nata e së shtunës dhe të dielës, do të sjellin reshje bore në zonat malore. Në fundjavë presim një rënie me 4 gradë celsius gjatë fundjavës”, tha Bani.