Geraldo Durda, sot me profesion avokat, ishte vetëm 14 vjeç kur Gërdeci u trondit nga një shp ër thim i fuqishëm që u mori jetën 26 personave, e qindra të tjerë mbetën të p lagosur. Mes vi ktimave, ishte edhe vëllai, gjyshi dhe të afërmit e Durdës.

Teksa rrëfente përjetimet dramatike, i ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5” në Vizion Plus, Durda theksoi se ngjarja nuk ishte një a ksi dent teknologjik, por k rim i orga nizuar.

“14 vjec, isha në Durrës. Nuk di se si t’i shpjegojë pamjet që pashë aty. Një grumbull njerëzish, disa të gja kosur, disa më lot në sy. Unë humba vëllanë, nusën e xhajës, gjyshin, dajën, nusën e dajave, kushurinjtë. Morëm vesh që vëllai ishte gjetur dhe ishte te QSUT, me djegie të shkallës së tretë. Dajat, më pas u gjetën në Spitalin Ushatark, ndërsa gjyshi nuk arriti të dilte kurrë nga krateri i Gerdëcit, ndërsa nusja e xhajës u gjet e prerë në dysh nga një predhë. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka ndodhur në Gërdec.

Edhe pse minoren, ai tregoi se ka punuar rreth 3 muaj në fabrikë. “Në fabrikën e Gërdecit kam punuar 3 muajt e verës, kur e kisha pushim nga shkolla. Punësohesha shumë kollaj në atë fabrikë. Ka patur edhe më të vegjël se unë, sikundër ka pasur edhe më të moshuar. Kushtet që bëhej demontimi nuk mund të themi që ajo ngjarje ishte aks id ent teknologjik. Kanë humbur dy fëmijë jetën, po këta kush i v r au? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë sot prokurorisë shqiptare. Edhe sot e kësaj dite, familja ime nuk ka shpjegim. Vëllai im nuk punonte në atë fabrikë, por po luante me biçikletë.”

Durda nënvizoi se kalavari i vuajtjeve për këtë çështje nisi në 2009, kur Gjykata e Lartë pushoi çështjen, për shkak të cilësisë që kishte një prej të aku zuarve, Fatmir Mediu.

Ai ka një thirrje për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ku kërkoi që Mediu të mos regjistrohet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si kandidat për deputet.

“Komenti im është vetëm apelim për drejtësinë shqiptare: të vënë drejtësinë për 26 jetët e hu mbura. Ajo që ndodhi në Gërdec ishte kr im i organizuar, jo a ksid ent teknologjik. Këto duhet të zbardhë drejtësia shqiptare. Mbajmë shpresa të mëdha në Strasburg. Dua t’i bëj thirrje kunatit të Fatmir Mediut, Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ, që mos ta regjistrojë në këto zgjedhje si kandidiat për deputet. Është nje person që i është shmangur drejtësisë duke patur mandatin e deputetit.”

Durda u shpreh se para një jave, familjet e prekura kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku kërkojnë rigjykimin e Fatmir Mediun.

“Ka institucione përjegjëse dhe një pushtet lokal që duhet të jepte informacion se çfarë po ndodhte. Asnjëri nga këta nuk ka reaguar. Pse? Kush ishte i përfshirë që institucionet nuk reagonin? Gjykata e Lartë në vitin 2009 nisi gjykimin për 30 të pandehur, për shkak të cilësisë që kishte një prej të ak uzuarve, Fatmir Mediu, çështja u nda. Këtu filloi edhe kalvari i Gërdecit. Fatmir Mediu është i vetmi nga 30 të akuzuarit nga prokuroria shqiptare që nuk është gjykuar. 13 vite nga ajo ngjarje, por janë kapur të gjitha afatet ligjore që ky shtetas të hetohet dhe gjykohet. Para një jave kemi depozituar në SPAK një kallëzim penal, ku të çojë për gjykim Fatmir Mediun në lidhje me ngjarjen e tragjedisë së Gërdecit. SPAK është i vetmi që këtë shtetas, i cili nuk është gjykuar për shkak të imunitetit, të ridërgojë për rigjykim tani që nuk ka imunitet. Është prova e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë. Jetët e disa personave nuk janë të barabarta me disa funksiononarë.”