Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta mjeku i njohur shqiptar, Gjergji Dhono.Ai ishte një ndër mjekët më të njohur në qytetin e Librazhdit. Lajmi i trishtë është bërë i njohur nga miq të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Me hidherim dhe me dhimbje te madhe sot u nda nga jeta doktor Gjergji Dhono, nje nder mjeket te shkelqyer te qytetit tonë. Do ta kujtojm doktorin gjithmonë me buzeqeshjen e tij dhe pozitivitetin qe pasqyronte shpirti i tij. Homazhet zhvillohen tek rr.e Kavajes. Ngushellime familjes va.rrimi behet neser ne Kavaje ora 13:00”, shkruan faqja “Librazhdi Ynë” në Facebook.