Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn, tha se do të ishte në favor të vendin në përballimin e l uftës kundër COVID-19, nëse do të nënshkruhej një marrëveshje me Rusinë, për vaksinën Sputnik V. Ai gjatë fjalës së tij tha se janë në kontakte të vazhdueshme më Rusinë lidhur me vaksinat.

“Unë mendoj se duhet të lidhim një kontratë për Sputnik V nëse Bashkimi Evropian nuk bën diçka lidhur me shpërndarjen e vaksinave”, tha Spahn. Ministri i shëndetësisë tha se kushti i vetëm sipas tij për lidhjen e kontratës është se kompania farmaceutike, duhet të publikoi detaje lidhur me numrin e vaksinave që mund të prodhoi.

Mendimi për lidhjen e një kontrate me Sputnik V, erdhi pasi ai tha se nuk ka mjaftueshëm vaksina për të ndaluar valën e 3 të COVID-19 në Bashkimin Evropian.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 2,628,629, ndërkohë që ai i viktimave është 74,878 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Fillimisht Gjermania është konsideruar një ndër shtetet evropiane që janë përballur më mirë me pandeminë, po pavarësisht masave anti-COVID dhe vaksinimeve në vend situata epidemiologjike në vend gjatë valës së dytë nuk është e stabilizuar.