Hakan Calhanoglu dhe Milani mund të vijojnë bashkëpunimin, por ende nuk ka zyrtarizim. Gazetari Nicolo Schira raporton se palët janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar marrëveshjen e re deri në qershor të vitit 2025. Kontrata aktuale turkut i përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe Milani po mundohet ta bindë mesfushorin dhe menaxherin e tij.

Deri më tani klubi italian i ka ofruar një pagë bazë në shumën e 4 milion eurove, plus bonuse. Te Milani kanë besim se marrëveshja do të mbyllet me sukses. Edhe vetë dëshira e Calhanoglu është të qëndrojë, por në mes janë edhe dy klube angleze që mund të bëjnë diferencën në aspektin financiar. Bisedimet vazhdojnë.