Një ditë më parë, Ilir Meta akuzoi gazetën TemA pse nuk e kishte marrë seriozisht dhe e kishte quajtur të çmendur, që i dërgonte shkresa kryeministrit Edi Rama për t’u përgatitur për tërmetet që do të binin në Shqipëri.

Sot atij i është përgjigjur botuesi i gazetës, Mero Baze.

“I dashur Ilir. Sa në shumë këmbëngul që parashikon tërmetet, aq më shumë i bind njerëzit që je çmendur.

Nuk ta ka fajin gazeta TemA. Unë vet jam diplomuar për gjeolog, por nuk i parashikoj dot tërmetet, pasi ata mund t’i kuptosh maksimumi 20 sekonda para rënies. Zakonisht i ndjejnë minjtë. Ti qenke mi i veçantë ndaj dukesh i çmendur”, shkruan Baze..