Ag Napoli 25/07/2020 - campionato di calcio serie A / Napoli-Sassuolo / foto Alessandro Garofalo/Image Sport nella foto: esultanza gol Elseid Hysaj

“Çështja Hysaj është e mbyllur. Po përgatitemi të largohemi në fund të sezonit. Elseidi është në dispozicion të klubit natyrisht, por duke parë se rregullorja na lejon të arrijmë marrëveshje të reja nga 1 janari, po shikojmë përreth”.

Këto kanë qenë fjalët e Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit shqiptar, në një intervistë të dhënë për Radio Punto Nuovo.

“PSG? Është një nga klubet me të cilët kemi folur, kam folur me Leonardo-n. Nuk ka asgjë konkrete, por pëlqehet. Megjithatë, nuk mund të flasim për negociata serioze”.

“Hysaj do të qëndrojë te Napoli nëse vjen Sarri? Unë duhet të bëj punën time dhe të çoj përpara punën e nisur prej disa muajsh”.