Media kanë raportuar se kryeministri Edi Rama niset në orën 15:00 drejt Turqisë. Një ditë pas publikimit të aktit normativ për sigurimin e vaksinave kineze Coronavac, kreu i qeverisë do të shkojë në Turqi.

Mësohet se Rama do të zhvillojë disa takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, në kuadër të furnizimit të Shqipërisë me vaksina ruse. Më herët Rama njoftoi më herët që marrëveshja për vaksinat pritet të finalizohet ditën e sotme. Shqipëria do të furnizohet dhe me vaksinën kineze Coronavac, ose e njohur ndryshe dhe si Sinovac, emri i kompanisë që e ka prodhuar.

Qeveria shqiptare ka miratuar një Akt të posaçm Normativ, i publikuar të martën në Fletoren Zyrtare, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.