Partia Socialiste ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një spot në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në fokus të spotit dhe vetë politikave të PS është forca e gruas. Në video shfaqen ministret Manastirliu, Xhaçka, Margariti, Ekonomi dhe Denaj secila duke rreshtur synimet dhe objektivat në fushat dhe dikasteret që ato drejtojnë.

“Forca e gruas është e pamasë, ne jemi e tashmja dhe ju jeni e ardhmja”, është sllogani që shoqëron këtë spot. “Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama janë Gra, që e bën Shqipërinë  në 5 vendet me barazinë gjinore më të lartë”, shkruhet në video.