Varianti i ri Covid-19, ai britanik ka mbërritur edhe në Kosovë. Bëhet me dije se në Kosovë janë konfirmuar tri raste të variantit britanik të koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije për “RTV21”, Izet Sadiku, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive.

Ai u shpeh se të prekurit nuk kanë pasur ndonjë simptomë të rëndë. Sadiku ka ngritur alarmin duke thënë se sipas studimeve të fundit variant britanik, jo vetëm përhapet më shpëjt, por edhe ka vdekshmëri më të lartë.