Kanë mbërritur 38.400 dozat e AstraZeneca. Nesër vaksinohen mësuesit, mjekët e Kosovës do t’i marrin dozat në Kukës “Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Rreth 60 mijë doza do të vijnë në prill nga AstraZeneca.

Ndërkohë që, jemi gati nga nesër të organizohemi me Kosovën për ti dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Deh në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, u shpreh Kryeministri.