Dje Shqipëria ka firmosur marrëveshjen me SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vendin tonë, një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme që jo vetëm që do të diversifikojë por dhe do të rrisë furnizimin me energji.

“Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin me energji dhe sigurinë Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha të SHBA dhe Shqipërisë, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan mabasadorja.