Kryeministri Edi Rama ka komentuardeklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se nëse PS do fitojë zgjedhjet, do të të marrë drejtimin e opozitës. AI ka komentuar me ironi edhe koalicionin e firmosur mes PD-LSI, para zgjedhjeve.

“Në një farë mënyrë Meta duhet falenderuar se ka sqaruar ekuacionin e referendumit, i cili ishte një ekuacion i paplotë me vetëm njërën anë që në 25 prill referendumi popullor do të shpërbëjë reformën në drejtësi, tani Meta i fton shqiptarët në një referendum duhet të zgjedhin me drejtësinë apo me Metën, zgjedhje më të qartë dhe të drejtpërdrejtë shqiptarët nuk mund të kenë në 25 prill. Sa i përket marrjes së drejtimit të opozitës, kjo besoj është e qartë, për ata që shikojnë përtej asaj që duket, mjafton të shikojnë marrëveshjen e djeshme [ër të kuptuar planin, pse u firmos marrëveshja dje? për cfarë,si mund të firmoset para zgjedhjeve një marrëveshje që shkojnë të ndarë në zgjedhje, pse për çfarë? Është pjesë e planit për të lidhur Lulin me zinxhirin e Monikës, për llogari të Ilirit dhe Saliu dhe pastaj ose për të marrë pushtetin dhe për të shpërbërë reformën në drejtësi ose kokën e Lulit, a ka më thjeshtë se kaq dhe është shumë e qartë pse e duan Lulin para zgjedhjeve, por këtu problemit nuk është Meta, por Lulzim Basha që nuk ka këllqe, që nuk ka karakterin e një lideri që të mos fshihet as kur i tregojnë se çfarë do t’i bëjnë të nesërmen dhe as kur aleati i tij i madh thotë “unë amerikanët i kap për veshësh, por nuk ia kërkojmë se nuk është lider por i një shoqërie aksionere me 2 ortakë, Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe me një notere e përmbaruese, Monika”, tha Rama.