Liverpool ka vuajtur shumë këtë sezon nga dëmtimet e shumta, çka i ka penalizuar padyshim ecurinë e tyre. Gjatë merkatos së verës pritet një revolucion në ekip, ku parashikohen disa blerje për “The Reds”.

Sipas raportmit të “Gazzetta dello Sport”, një nga objektivat e anglezëve është Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit po kalon një sezon shumë të mirë nën drejtimin e Antonio Contes, edhe pse është vetëm 21-vjeç.

Italiani numëron plot 32 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 50 milionë euro. Liverpool janë të gatshëm ta paguajnë atë, por duhet të kenë kujdes dhe nga konkurrenca e Bayern Munchen dhe Barcelona, të cilat gjithashtu kërkojnë ta transferojnë Bastonin.