Mesditën e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në afërsi të qytetit të Kavajës. Sipas EMSC tërmeti ka qenë i shkallës 3.4 rihter. Ky tërmet ka ndodhur në një thellësi 2 km dhe ndjeshmëria ka qenë e lehtë.

Epiqendra është regjistruar 9 km në jug-perëndim që Kavajës. Nga ky tërmet nuk ka pasur asnjë dëmtim. Kujtojmë se vitet e fundit në Shqipëri kanë rënë një sërë tërmetesh.