Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së, Lefter Koka ka ironizuar deklaratën e Monika Kryemadhit lidhur me miratimin e koncensionit për Landfillin e Tiranës. Përmes një reagimi në Facebook, Koka e quan Kryemadhin një llogaritare të thjeshtë, e cila sipas tij konfirmoi se qeveria shqiptare e kohës kishte “kapacitete dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare”.

Postimi i Kokës:Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!