Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se do të nise vaksinimi masiv për të ndërprerë hallkat e zinxhirit të infektimit. Rama tha se kanë marrë konfirmimin nga Asta Zeneca.

‘Në fund, tema që nuk është vetëm e Vlorës, vaksinimi. Kemi marrë konfirmimin nga Asta Zeneca, ndërkohë po negociojmë një tjetër kontratë që të vaksinohemi masivisht që të godasim hallkat e infektimeve. Covid nuk do të zhduket, por përmes vaksinimit do të kthehet si të gjithë virueset e tjera.’- tha Rama.